Egjipti shkruan një fitore të rëndësishme ndaj Zelandës së Re pas një rikthimi spektakolar në pjesën e dytë.
Zelanda e Re e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 15-të me golin e Finn Surman, pas asistimit të Tyler Payne. “Kiviët” e mbyllën pjesën e parë në epërsi 1-0,shkruan Raporto24
Në pjesën e dytë, Egjipti reagoi fuqishëm dhe përmbysi gjithçka. Në minutën e 58-të, Mohamed Zico barazoi rezultatin pas asistimit të Mohamed Hany.
Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 67-të, ylli i skuadrës Mohamed Salah shënoi golin e dytë për Egjiptin, sërish me asistim nga Mohamed Zico, duke kompletuar përmbysjen.
Në minutën e 82-të, Mahmoud Trezeguet vulosi fitoren me golin e tretë për “Faraonët”.
Zelanda e Re 1-3 Egjipti
⚽ 15’ Finn Surman – Zelanda e Re
⚽ 58’ Mohamed Zico – Egjipti
⚽ 67’ Mohamed Salah – Egjipti
⚽ 82’ Mahmoud Trezeguet – Egjipti
Një fitore me shumë peshë për Egjiptin, që tregoi karakter dhe forcë për të kthyer ndeshjen në favorin e tij./Raporto24/
Salah udhëheq Egjiptin drejt përmbysjes ndaj Zelandës së Re, ndeshje dramatike në Botëror


