No menu items!

Gjasat e Shqipërisë, Spanjës, Italisë e Kroacisë për t’i kaluar grupet në Euro 2024

Kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në fillimin e kampionatit evropian “Gjermani 2024”, aty ku do të luajë edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

Shqipëria është shortuar në “grupin e vdekjes”, së bashku me Italinë, Spanjën e Kroacinë, shkruan “Gazeta Express”.

Së fundmi, “Football.com” ka parashikuar gjasat e secilës kombëtare për kalimin e grupit, me “Kuqezinjtë” që nuk pritet të sigurojë plasmanin nga faza e grupit.

Spanja është e para, e cila ka një përqindje prej 75% në emrin e saj për kalim tutje, derisa e dyta që parashihet t’i bashkohet në këtë rrugëtim është Italia me 58%.

Shqipëria e nis aventurën në “EURO 2024” më 15 qershor ndaj Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. /GazetaExpress/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.