Vinicius Junior u emërua sot (3 qershor) si lojtari më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëve pasi e udhëhoqi Real Madridin drejt lavdisë evropiane, së bashku me Jude Bellingham i cili u shpall lojtari i ri më i mirë.
Sulmuesi brazilian shënoi gjashtë gola dhe bëri pesë asistime gjatë këtij rrugëtimi të Real Madridit, duke përfshirë një gol në finalen e fituar me rezultat 2-0 ndaj Borussia Dortmundit në ‘Wembley’.
Ky triumf ndaj ekipit gjerman do të thotë se Real Madridi u shpall kampion i Evropës për herë të 15-të në historinë e klubit.
“Unë jam shumë i lumtur që e kam fituar një tjetër Ligë të Kampionëve me këtë klub, i cili më ka dhënë mua shumë”, ka thënë Vinicius.