No menu items!

Dy skuadra të mëdha pas Albion Rrahmanit, ylli kosovar pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Rapidit

Albion Rrahmani po i kalon ditët e fundit të tij te skuadra rumune Rapid Bukuresht, pasi do të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Vetëm një vit i ka mjaftuar në Rumani për të shpërthyer sulmuesit dardan me fanellën e Rapidit me gola e asistime.

23-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje zyrtare, teksa ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë me fanellën e Rapidit.

Slavia e Pragës është skuadra më e interesuar për shërbimet e Rrahmanit, madje mediumi rumun Digi Sport ka raportuar se skuadra çeke ka ofruar 3 milionë euro për të.

Megjithatë e ardhmja e Rrahmanit pritet të jetë në Skoci, ku gjiganti skocez Glasgow Rangers tani po shihet si favorit dhe që mund të ofrojë më shumë për transferimin e Rrahmanit.

Rapidi po pret që nga shitja e yllit llapjan të fitoj 8 milionë euro, por Digi Sport ka raportuar se shitja e sulmuesit kosovar mund të ndodhë për 6 milionë.

Glasgow Rangers është e gatshme të paguajë gjashtë milionë euro, shumë që do të mjaftonte për ta bërë kosovarin transferimin më të shtrenjtë në histori të Rapidit./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.