No menu items!

FC Prishtina nënshkruan me trajnerin francez, Jean-Michel Cavalli

FC Prishtina dhe kryetrajneri, Jean-Michel Cavalli kanë arritur akordin për t’i prirë skuadrës në edicionin 2024/25

Francezi 64-vjeçar i lindur në Korsikë të Francës, ish-futbollist për shumë vite i korsikanëve të GFC Ajaccio, ka karrierë të rryer prej trajneri.

Ka udhëhequr skuadra në tre kontinente, ndër tjera, klubet e njohura franceze, Lille, RC Paris, US Creteil, Ajaccio, Ionikos Greqi, Al-Nassr nga Arabia Saudite, klubet më të njohura të Afrikës veriore si Wydad Kasablanka në Maroko, Alger e Oran në Alergji, Al Hilal në Egjipt, ndërsa ka udhëhequr edhe dy Kombëtare afrikane, Algjerinë dhe Niger

“E njoh futbollin e Kosovës, sepse i kam parë ndeshjet e Kombëtares nga koha kur ekipin e udhëhiqte shoku im shumë i ngushtë, Alain Giresse. Puna e trajnerit e ka këtë, lëvizjet e shumta, dje isha në Francë, sot në Kosovë, nesër diku tjetër. Futbolli në Kosovë është në ngjitje dhe tani jam këtu në Kosovë, te emri më i madh futbollit, FC Prishtina, e cila ka stadium të bukur, ka tifozë të shumtë të zëshëm dhe emri saj ka jehuar larg nëpër ndeshje të shumta të garave ndërkombëtare. Klubi ka një president që punon shumë, tepër ambicioz dhe nga oferta u binda të rikthehem sërish në Evropë dhe së bashku synojmë kreun dhe daljen në Evropë”, ishte deklarata e tij

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.