No menu items!

Zyrtare: Ardian Nuhiu, merr drejtimin e Gjilanit

Ardian Nuhiu është prezantuar si trajner i Gjilanit, klub me të cilin ka arritur marrëveshje, duke bërë rikthim në futbollin kosovar.

Trajneri i njohur shkupjan më parë ka udhëhequr me shumë sukses Dritën, që është rivali më i madh i Gjilanit, duke fituar titullin e fundit të kampionit për këtë klub.

“Tani jam këtu! Së bashku do të punojmë për Gjilanin”, janë fjalët e para të Ardian Nuhiut si trajner i klubit bardhëekuq.

Nuhiu ka drejtuar së fundmi Shkëndijën e Tetovës në elitën e futbollit maqedonas.

Ardian Nuhiu karrierën e ka nisur te Shkupi, klub që ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës. /Telegrafi/

https://m.facebook.com/scgjilani/videos/1210718160293693/?ref=embed_video&paipv=0&eav=AfY879HCSx8PyasSgem41zrHwESgCQga6e_YorJPQaTMtDBU0-Vga8bR_kSRUMTlnLE

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.