No menu items!

10 lojtarët më të vlefshëm në botë, katër lojtarë me shifër të njëjtë

Uebsajti i specializuar për vlerësimin e futbollistëve “TransferMarkt”, ka publikuar një listë, në të cilën përfshihen lojtarët më të vlefshëm në vitin 2024.

Në këtë listë prej 10 lojtarëve, katër të parët kanë shifrën e njëjtë, shkruan “Gazeta Express”.

Listës i prijnë Jude Bellingham, Erling Haaland, Vinicius Jr dhe Kylian Mbappe, më të katërtit që kanë vlerën prej 180 milionë eurove.

I pesti në listë është senzacioni i Manchester Cityt, anglezi Phil Foden, i cili kap shifrën e 150 milionë eurove.

Vendin e shtatë dhe të tetë i zënë dyshja gjermane, Florian Wirtz dhe Jamal Musiala, që po ashtu kanë vlerën në treg me një numër treshifror.

I nënti në listë është Federico Valverde, ‘pitbulli’ i Real Madridit, që në treg vlerësohet me 120 milionë euro.

Me shifër të njëjtë në vendin e 10-të është transferimi 100-milionësh i Arsenalit, Declan Rice./GazetaExpress/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.