No menu items!

Messi zgjedh dy golat e tij me të preferuar të të gjitha kohërave, secili ka peshën dhe rëndësinë e vetë

Lionel Messi ka zgjedhur tashmë dy golat e tij më të preferuar në histori, ku njëri është shënuar me fanellën e Barcelonës dhe tjetri me atë të Përfaqësueses së Argjentinës.

Ylli argjentinas gjatë karrierës ka shënuar mbi 800 gola me Barcelonën, Kombëtaren e Argjentinës dhe së fundmi me Inter Miaimin.

Megjithatë, Messi ka vendosur të zgjedh dy golat më të mirë, kur është pyetur së fundmi për golin e tij të preferuar.

“Goli im i preferuar? Epo, në fakt janë dy”, ka thënë fillimisht Messi për ESPN.

“Më i bukuri, mendoj, ishte ai kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Bernabeu më 2011, dhe më i rëndësishmi – në finalen e Kupës së Botës në Katar”, përfundoi argjentinasi.

Për ata që mund të mos e kujtojnë golin e parë të cilit ai i referohet golit të fitores 2-0 në Bernabeu, kur argjentinasi dribloi të gjithë mbrojtjen e Real Madridit përpara se të kalonte topin pas Iker Casillas.

Goli i dytë me gjasë i referohet golit të tretë të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”, kur Messi shënoi pas një topi të kthyer nga portieri Hugo Lloris dhe argjentinasi dërgoi epërsinë në 3-2 në vazhdime. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.