No menu items!

Daku flet pas eliminimit nga EURO24: Jo eksperiencë e mirë për mua me rastin që ndodhi, ne po rritemi

Kombëtarja e Shqipërisë të hënën e mbaroi aventurën në “EURO 2024”.

“Kuqezinjtë” u gjendën në “Grupin e Vdekjes”, me kundërshtarë tejet të fortë si: Spanja, Italia dhe Kroacia.

Skuadra e Sylvinhos arriti të marrë vetëm një pikë në përballjen me Kroacinë, që përfundoi 2:2, kurse u mposht nga Italia 2:1 dhe Spanja 1:0.

Në përgjithësi futbollistët shqiptarë treguan paraqitje dinjitoze duke mos u turpëruar nga kombëtaret me klas botëror.

E të martën ata veçse mbërritën në Aeroportin e Rinasit.

Aty, një nga futbollistët më të përfolur të kombëtares Mirlind Daku, dha një intervistë për mediat shqiptare.

Ai deklaroi se “EURO 2024, nuk ishte dhe aq eksperiencë e mirë për të”.

“Ka qenë një eksperiencë e mirë për gjithë grupin, por për mua jo shumë e mirë – duke e parë atë rastin që ndodhi. Por nuk kemi çfarë të bëjmë. Kombëtarja po rritet më shumë dhe jam i kënaqur që isha pjesë e saj në Euro 2024. Sylvinho u ndje krenar që e kemi përfaqësua shumë mirë. Ne dinim që ky ka qenë grup i vështirë”, tha Daku.

Daku ishte dënuar me dy ndeshje moslojë nga UEFA, si shkak i pjesëmarrjes në thirrjet ofenduese ndaj serbëve dhe maqedonëve.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.