No menu items!

Modric feston ditëlindjën e 39-të me një super gol të realizuar ndaj Polonisë

Thyerja e rekordeve nuk është diçka e re për veteranin e Real Madridit, Luka Modric, i cili po vazhdon të habisë me paraqitjet e tij.

Qëndrimi i kroatit në Madrid dhe rinovimi i kontratës edhe për një vit bëri që ai të bëhet kapiteni i parë i ekipit dhe të mbetet pika e fokusit në ekipin e Carlo Ancelottit.

Përkundër faktit se nuk luan gjithmonë nga minuta e parë, eksperienca e tij është ende e nevojshme dhe ai në çdo rast po dëshmon pse është një lider për Kroacinë,

Modric së fundmi kishte pranuar se qëllimi i tij është që të luajë në Botërorin e vitit 2026 në rast se qëndron i shëndetshëm dhe luan ende në një nivel të lartë.

Teksa po përgatitet që të festojë ditëlindjen e tij të 39-të nesër (e hënë), ai shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, për t’i dhënë Kroacisë fitoren e parë në Ligën e Kombeve me rezultat 1-0 ndaj Polonisë.

Ky takim i cili u zhvillua në Osijek ishte i 180-ti për Kroacinë, duke e bërë atë lojtarin e dytë evropian me më së shumti paraqitje, menjëherë pas ish-bashkëlojtarit të tij Cristiano Ronaldo që ka 214 sosh./Telegrafi

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.