No menu items!

Ganja tallet me Specialen: A duhet arrestuar edhe Abdixhiku?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Gjykatën Speciale, e cila në disa seanca është marrë me trajtimin e fotografive të ish-presidentit Ibrahim Rugova gjatë luftës nga ish-ushtarët e UÇK-së.Në këto seanca, disa dëshmitarë kanë treguar edhe për largimin e fotografisë së Rugovës nga disa zyra.

Musliu ka vlerësuar se Specialja duhet të merret edhe me pretendimet e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e urren Rugovën, pasi ai e kishte larguar fotografinë e Rugovës nga zyra.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se në bazë të pretendimet të Bulliqit Specialja duhet ta arrestojë të parin e LDK-së.

“Dhomat e “POLITIZUARA” të Hagës duhët të intervenojnë urgjent për ta arrestuar Lumir Abdixhikun, sepse sipas dëshmitarit Shpëjtim Bulliqi, Lumiri e urren Rugovën dhe ka larguar fotografinë nga zyra”, ka shkruar Musliu.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.