No menu items!

Kicaj-Xhelili mesazh VV-së: Qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kicaj-Xhelili ka thënë se partia në pushtet, Vetëvendosja, e ka bërë korrupsionin mjet veprimi dhe sipas saj, këtë korrupsion do ta luftojë LDK-ja.

“Në universin paralel të VV, e majta flet për të djathtën, e zero është baraz me pesë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Mbajeni mend – KORRUPSIONIN e keni bërë mjet veprimi, por nuk e keni gjatë. KORRUPSIONIN do ta luftojmë ne, duke filluar nga JU, e të tjerë para jush”, ka shkruar ajo.

E ju në vend se të flisni për: Mesazhet me Nagipin për tenderë të KEK; Për 270 milion euro kontrata ndër tavolinë; Ministren që ndryshon rregulla për kunetër; Ministra të akuzuar për korrupsion, e deputetë që montojnë procese punësimi; Milionët e Martinit e dostave tjerë të Albinit; Na flisni se si ne, LDK, e VETMJA parti politike anëtarë e EPP (partive popullore evropiane) në Kosovë, nuk qenkemi të djathtë”, ka shkruar ajo.

Mbajeni mend: Hakun ky popull ja nxjerr gjithçkaje. Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.