I lindur për të bërë gabime, Aro Muric me paraqitje të dobët ndaj West Hamit – pranoi katër gola

Skuadra e West Ham Unitedit ka shënuar fitore të thellë ndaj Ipswich Town në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Premier League.

Për ekipin mysafir në portë ishte Aro Muric, portieri i Kombëtares së Kosovës, shkruan LIG Sport

Aro Muric pranoi katër gola në këtë takim.

Portieri kosovar bëri një gabim trashanik në minutën e 49’të, kur ekipi vendas shënoi golin për 3:1 me anë të Bowen.

Ky nuk ishte gabimi i parë i Muricit këtë edicion. Edhe pse ndonjëherë bën pritje të mira – Aro nuk e harron zakonin e tij – të bëjë gabime amatore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU