No menu items!

Shoferi shpëton mrekullisht pasi një copë e madhe betoni iu përplas në xhamin e veturës

Një copë betoni ka rënë nga një mbikalim në Kaliforni, duke u përplasur në xhamin e një veture, por që fatmirësisht shoferi ka shpëtuar pa u lënduar. 

Leonard Brown, 64 vjeçar tregoi se ishte duke vozitur, kur diçka që ai fillimisht mendoi se ishte një copë akulli ose bore u përplas në xhamin e veturës së tij.

“Erdhi në drejtim të kokës sime,” tha ai për WBZ-TV.

Brown i cili ndaloi në rrugë për të shikuar dëmin, zbuloi se çfarë ishte përplasur në të vërtetë me automjetin e tij.

Ndërsa po qëndroja aty, kuptova se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Për pak të më godiste një copë betoni 30 centimetra e gjerë dhe disa centimetra e trashë, e cila depërtoi nga dritarja e përparme dhe ndaloi në ulëset e pasme të veturës sime Audi Q5”.

Ai tutje ka treguar se ishte duke e vizituar Massachusettsin, në mënyrë që gruaja e tij t’u nënshtrohej trajtimeve të kancerit, duke shtuar se ishte me fat që ajo nuk ishte në veturë në momentin e incidentit./Sinjali/

 

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.