No menu items!

1 mijë operacione për nëntë muaj në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve – Sfidë mungesa e anesteziologëve

Mbi 1 mijë operacione janë kryer për nëntë muaj në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Sejdi Statovci.

Ai ka thënë se aktualisht punojnë me vetëm dy salla operative, por që sfidë si çdo klinikë në QKUK e kanë me mungesë të anesteziologëve.

“Në raportin e nëntëmujorit janë saktësisht mbi 1 mijë operacione, sepse akoma nuk kishte përfunduar muaji kur i kemi nxjerrë këtë raport, por janë 980 operacione sipas kësaj statistike por që deri në fund të shtatorit janë më shumë se 1 mijë”, ka thënë Statovci.

Ndonëse funksionojnë me vetëm dy salla të operacioneve, Statovci ka thënë se në gatishmëri i kanë edhe dy të tilla, por që mungesa e anesteziologëve ka pamundësuar funksionimin e tyre.

“Sa i përket kirurgëve të fëmijëve, jemi mirë, jemi të konsoliduar dhe kemi pesë specializantë. Sfida me të cilën po përballemi ne është ajo që përballen të gjitha klinikat e QKUK-së, mungesa e anesteziologëve”.

Ju po e shihni se i kemi katër salla, arrijmë t’i shfrytëzojmë vetëm dy salla sepse nuk ka mjaftueshëm anesteziologë, por me këto kapacitete që i kemi nuk është keq pasi janë kryer mbi 1 mijë operacione”, ka deklaruar Statovci, teksa shton se lista e pritjes është vetëm tre muaj.

Ka thënë se qëndrojnë mirë me staf dhe me aparatura.

“Me aparatura jemi mirë edhe ndërtesën e kemi të re por edhe pajisjet janë të reja, vazhdimisht ne vazhdojmë të pajisemi. Tash kohëve të fundit jemi pajisur gastroskop/koloskop dhe janë duke u trajnuar mjekët të cilët do të punojnë me të. Po listë të pritjes ka”.

“Nuk është shumë e gjatë, momentalisht është tre muaj lista e pritjes. Ne çdo muaj bëjmë ‘update’ të listës së pritjes, hiqen disa pacientë, regjistrohen disa pacientë të rinj, por me këto mundësi që i kemi me dy salla, pritja është rreth tre muaj”, u shpreh Statovci per EO.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.