No menu items!

IPK arreston një zyrtar policor në Pejë, dyshohet për ngacmim seksual

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se ai  ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.

Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ka njoftuar sot Inspektorati Policor.

Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.

Inspektorati Policor i Kosovës tha se mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa “hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”./Express/

*Fotografia në lajm ilustruese

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.