Dukagjini e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, vërtetoi edhe njëherë formën fantastike që po kalon, duke mos pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit
Në vazhdim, skuadra nga Klina mbeti me dy lojtarë më pak, pasi Hekuran Berisah në minutën e 74-të dhe Faton Neziri në minutën e 81-të, u ndeshkuan me kartona të kuq.
Pas kësaj, Feronikeli ’74 barazoi shifrat në minutën e 88-të, pasi sulmuesi grek, Nikolaos Ioannidis e dërgoi topin në rrjetë.
Por ”drama” në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, nuk përfundoi këtu.
Dukagjini arriti ta rikthente epërsinë, me golin e Vitor Hugo në minutat shtesë, gol ky i cili fillimisht u anulua nga gjyqtari anësor, por pas rishikimit nga VAR u pranua si i rregullt.
Pas kësaj fitore, Dukagjini e sheh veten në pozitën e gjashtë me 17 pikë, ndërsa Feronikeli renditet i fundit me vetëm tri pikë./IndeksOnline/


