Kjo është arsyeja pse Mike Tyson e goditi me shuplakë Jake Paulin

Pritja për ngjarjen e madhe të boksit Jake Paul kundër Mike Tyson sapo është rritur në një nivel tjetër pasi “Njeriu më i keq në planet” e goditi YouTuber-in gjatë takimit të tyre të fundit ballë për ballë.

Megjithatë duket se pas këtij incidenti qëndron një arsye.

Ata u përplasën në përballjen e fundit të peshimit të enjten, ku Tysoni goditi Paulin me shuplakë në anën e majtë të fytyrës së tij.

Pauli e mori goditjen përpara se të lëshonte një paralajmërim për “Iron Mike” kur u intervistua nga gazetari i sporteve luftarake, Ariel Helwani.

Duke bërtitur para mikrofonit, Pauli përsëriti premtimin e tij se Tysonii do të përfundonte jashtë ringut. Por ai shkoi një hap më tej se kaq, duke shtuar: “Është personale tani, është personale tani. Ai duhet të vdesë”.

Arsyeja e shuplakës, megjithatë, dukej se kaloi pa u vënë re në atë kohë, por tani është hedhur dritë më shumë për atë që ka ndodhur duke zbuluar edhe arsyen e vërtetë të reagimit të Tysonit.

Duke parë videon e ngjarjes, ju mund të shihni qartë Paulin duke shkelur këmbën e “Iron Mike”, ku YouTuber-i kishte veshur atlete ndërsa ish-kampioni i peshave të rënda ka vetëm çorape.

Tyson qartazi kundërshton faktin se u shkel aksidentalisht, duke goditur Paulin përpara se të tregojë poshtë në dysheme, duke treguar që Pauli qëndronte në gishtat e këmbës së tij të djathtë.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU