kaluar të vështirë, luftë masakra e gjithçka, s’ka qenë e lehtë të arrihet këtu, andaj meritojmë respekt.
Të gjithë duhet ta dijnë se Kosova është Kosovë, ose Kosova është Shqipëri, Kaq, këtu mbaron”. Me këtë qëndrim të tij kapiteni ynë Amir Rrahmani ka treguar se anija e jonë e përbashkët është shtetërore, kombëtare e sportive, e nuk është tregtare apo revizioniste qysh duan disa kryeqendra tjera të vendeve autoritare, e posaqërisht fqinji ynë armik e agresiv në veri të shtetit tonë të dashur. Unë nuk di të luaj aq mirë futboll, p.sh. kryetari i Kuvendit (Glauk Konjufca) luan shumë më mirë se unë, por përndryshe sa i përket këtij qëndrimi e kishim bërë një rrokadë me Amir Rrahmanin. Ai me këtë qëndrim do të mund të ishte taman kryeministër, por fatkeqësisht unë nuk mund ta zëvendësoj atë në ndeshjet e futbollit. Edhe një herë ju them se nuk bën të kemi dilemën as më të vogël për drejtësinë e qëndrimit dhe vendimit tuaj për të cilin po e ritheksoj e keni mbështetjen tonë të plotë, të pakursyer e të parezervë”, tha Kurti, i cili në shaka theksoi se sikur presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ashtu edhe ministri Çeku e
paralajmëruan para takimit se duhet të jemi preciz me kohën sepse e kemi trajnerin gjerman, dhe minutat janë 60 sekonda e jo më shumë.
Në fund të vizitës, kryeministri nuk harroi pa uruar edhe Kombëtaren U19 për suksesin e arritur kundër kampionit në fuqi, Spanjës.
“Besoj që duhet t’ia urojmë njëri-tjetrit edhe fitoren e ekipit tonë kombëtar U19 ndaj kampionit aktual evropian Spanjës, 4:3, që tregon se talenti, zelli ynë e dëshira për fitore vazhdon të ngadhnjejë. Por, tash kemi nevojë për drejtësi”, ka përfunduar Kurti.
Muriqi: Jemi prekur emocionalisht dhe moralisht
Muriqi: Jemi prekur emocionalisht dhe moralisht
Në emër të futbollistëve foli sulmuesi Vedat Muriqi, i cili e falënderoi kryeministrin për mbështetjen e tij dhe shtoi:
“Na keni nderuar me këtë vizitë. Siç thatë edhe ju, ka qenë një natë e vështirë për ne, por besoj se kemi marrë një vendim të duhur ne si futbollistë dhe federata jonë. Jemi prekur emocionalisht dhe moralisht aty, për shkak të asaj kemi marrë vendim të mos dalim në fushë, duke e ditur se ju do të na përkrahni. Ju falënderoj në emër të lojtarëve për mbështetjen dhe çdo gjë që keni bërë për Republikën e Kosovës”.
Foda: Racizmi nuk ka vend në stadium, Kosova është Kosovë
Trajneri i Kombëtares, Franco Foda, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Qeverisë dhe vuri në pah rëndësinë e solidaritetit në momente të tilla:
” Për neve është e rendësishme që e kemi mbështetjen nga ju. Unë besoj se ka qenë vendimi i drejtë në atë moment. Për neve nuk është e rendësishme vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë. Më e rendësishmja është deklarata e lojtarëve që Kosova është Kosovë, dhe kjo është ajo që vlen më së shumti dhe që racizmi nuk ka vend në stadium. Për këtë është e rendësishme që një shtet të vogël si Kosova të qëndrojmë të bashkuar, dhe pa dyshim na duhet përkrahja e juaj në këto momente”.



