Jashari: Jam i lumtur për golin, nuk mendoj se ishte karton i kuq

Kosova ka fituar ndeshjen e fundit të grupeve të Nations League ndaj Lituanisë

Dardanët arritën të mposhtin Lituaninë me rezultat minimal 1-0.

Autori i golit të vetëm të këtij takimi ishte Muharrem Jashari në minutën e 5’të të takimit.

Kosova mbeti me një lojtarë më pak në fushë gjatë gjithë pjesës së dytë pasi pikërisht Jashari u përjashtua me karton të kuq.

Pas ndeshjes për RTK foli, Muharrem Jashari.

“Çdo trajner ka zgjedhjet e tij, jam i lumtur me golin, por më së shumti jam i lumtur për fitoren. Ndikuan emocionet atmosfera dhe të gjitha, do ta shikoj përsëri rastin, mendova që ishte për karton të verdhë, por jo për të kuq”, tha Jashari.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU