Skuadra e Manchester Cityt ka pësuar humbjen e tretë me radhë në Premier League dhe të pestën në të gjitha garat
Kampioni aktual në Premier League u mposht thellë 0:4 ndaj Tottenham Hotspurit
Golat për ekipin e Spurs i shënuan: Maddison (2), Pedro Porro dhe Johnson
Me këtë fitore, Tottenham shkon në kuotën e 19 pikëve në pozitën e 6-të, kurse City mbetët në pozitën e dytë me 23 pikë./Indeksonline/


