No menu items!

Krasniqi: Faleminderit Blerim për vlerësimin dhe  dokumentimin e këtyre ngjarjeve me shumë vlerë!

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë pjesë sot në hapjen e ekspozitës “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik”, të fotogazetarit Blerim Uka.

Sipas Krasniqit, Blerimi, përmes fotografive na i riktheu emocionet e një rrugëtimi të gjatë, plot sfida, por të jashtëzakonshëm të lobimit dhe promovimit të sportit kosovar, posaçërisht të futbollit, që mbetet shembull i guximit, rezistencës dhe përkushtimit.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Kisha kënaqësinë të marr pjesë në hapjen e ekspozitës “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik”, të fotogazetarit Blerim Uka.

Nga ndeshjet futbollistike të vitit 2005, që luheshin në kushte jo të favorshme, e deri te momenti kulminant i pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, për të vazhduar me ndeshjet e zhvilluara nga përfaqësuesja e Kosovës  – Blerimi, përmes fotografive na i riktheu emocionet e një rrugëtimi të gjatë, plot sfida, por të jashtëzakonshëm të lobimit dhe promovimit të sportit kosovar, posaçërisht të futbollit, që mbetet shembull i guximit, rezistencës dhe përkushtimit.

Faleminderit Blerim për vlerësimin dhe  dokumentimin e këtyre ngjarjeve me shumë vlerë!

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.