No menu items!

Bedri Hamza i mbështet kërkesat e Sindikatës së Shëndetësisë: I rrisim për 50% pagat dhe i fuksionalizojmë sigurimet shëndetësore

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot i ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë.
Hamza tha se Sindikata e Shëndetësisë nuk po kërkon asgjë më shumë sesa atë që mjekët e meritojnë: mbështetje të duhur dhe kushte që u mundësojnë të ofrojnë kujdes më të mirë dhe të shpëtojnë jetë.

Ai tha se i mbështet kërkesat e Sindikatës së Shëndetësisë për ta prioritizuar mirëqenien e atyre që tha se kujdesen për ne.

“Sindikata e Shëndetësisë nuk po kërkon asgjë më shumë sesa atë që mjekët e meritojnë: mbështetjen e duhur dhe kushtet që u mundësojnë të ofrojnë kujdes më të mirë dhe të shpëtojnë jetë.
Rritje 50% të pagave për mjekët, infermierët dhe stafin tjetër shëndetësor.
Investime në pajisje dhe teknologji moderne.
Një buxhet të qëndrueshëm për sektorin e shëndetësisë, duke garantuar ilaçe dhe shërbime cilësore.
Sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Unë i mbështes kërkesat e Sindikatës së Shëndetësisë për ta prioritizuar mirëqenien e atyre që kujdesen për ne. #MaMirë”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.