“Katastrofë” për Batatinën, skuadra e tij shkon në 11 ndeshje pa fitore – Llapi barazon me Dukagjinin

Është mbyllur pa fitues dueli hapës i xhiros së fundit të stinorit dimëror në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi ka barazuar pa gola në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Skuadra e Tahir Batatinës ka vazhduar me formën katastrofale në kampionat, tani duke shkuar në 11 ndeshje pa fitore (6 humbje, 5 barazime).

Hera e fundit kurr llapjanët morën tre pikë ishte muaji shtator, kur
Me këtë barazim, podujevasit mbeten në zonën e barazhit, ku aktualisht pozicionohen në vend të 8-të me 18 pikë.

Ndërkohë, Dukagjini merr një barazim pas fitores së fundit të arritur ndaj Ferizajt javën e kaluar.

Skuadra e Ismet Munishit ndodhet në pozitën e 7-të me 21 pikë të mbledhura

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU