Messi zbulon emrat e tre portierëve më të mirë gjatë karrierës së tij

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi ka ndarë mendimet e tij për portierët që i konsideron më të mirët gjatë karrierës së tij.

Messi është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit dhe për shumë kë më i miri ndonjëherë.

Football Soccer – Juventus v FC Barcelona – UEFA Champions League Quarter Final First Leg – Juventus Stadium, Turin, Italy – 11/4/17 Barcelona’s Lionel Messi scores a goal that is disallowed as Juventus’ Gianluigi Buffon looks on Reuters / Stefano Rellandini Livepic

Por, kush janë portierët më të mirë sipas yllit argjentinas?

Sulmuesi i Inter Miamit ka zbuluar dy portierët më të mirë, teksa më vonë ia ka shtuar edhe një emër të tretë.


Portieri më i mirë? Unë kam luajtur kundër kaq shumë portierëve, por nëse do të më duhej të zgjidhja një… do të thosha Gianluigi Buffon dhe Manuel Neuer”.

“Nuk e di, ka kaq shumë portierë, por ata të dy janë më të mirët. Do të shtoja edhe Iker Casillas në atë listë”, ka thënë Messi. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU