Fjoart Jonuzi, përforcimi i ri i Ballkanit

Kampioni aktual i Kosovës, KF Ballkani, vazhdon të punojë intensivisht për forcimin e skuadrës, pavarësisht bllokimit të merkatos. Një nga transferimet e para që pritet të zyrtarizohet sapo të zhbllokohet merkatoja është mesfushori i njohur Fjoart Jonuzi.

Detajet e transferimit

Fjoart Jonuzi, i cili së fundmi ka qenë pjesë e KF Tiranës, vjen si lojtar i lirë te Ballkani pas përfundimit të kontratës me klubin nga kryeqyteti i Shqipërisë. Ky transferim përforcon më tej radhët e kampionëve të Kosovës, që synojnë të vazhdojnë dominimin në futbollin vendor dhe të kenë paraqitje të suksesshme edhe në arenën ndërkombëtare,shkruan Raporto24

Lajmin për këtë transferim e ka bërë të ditur gazetari sportiv Lorik Gashi përmes një postimi në Facebook, duke konfirmuar se marrëveshja është në fazat përfundimtare./Raporto24.com/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU