“Më dhemb”, Xhaka është i mërzitur nga akuzat kundër tij

Granit Xhaka bëri një paraqitje të fortë në mesfushë gjatë fitores 4-1 të Zvicrës kundër Bosnjë-Hercegovinës.

33-vjeçari pranon se mbulimi mediatik nuk e lë indiferent, por ndonjëherë madje e nxit.

“Sigurisht, nuk është gjithmonë e lehtë. Do të gënjeja nëse do të thoja se thjesht hyn nga njëri vesh dhe del nga tjetri.Sigurisht, më dhemb sepse ka gjëra që nuk i kuptoj herë pas here. Janë shkruar shumë, veçanërisht dje dhe pardje. Ka një keqkuptim midis nesh dhe jush. Nëse kritikoj dikë, filloj nga vetja. Unë jam gati 34 vjeç tani dhe nuk kam kafshuar kurrë askënd. Mund të flisni me mua normalisht” tha Xhaka pas ndeshjes./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU