Prishtina ka bërë një lëvizje të papritur në merkaton e dimrit duke siguruar shërbimet e sulmuesit të njohur, Alban Shillova.
Shillova, i cili deri më tani ishte shumë pranë një marrëveshjeje me Vushtrrinë, u bë objekt interesi për dy klube të tjera nga Superliga. Megjithatë, Prishtina arriti të fitojë garën dhe ta bindë ish-sulmuesin e Feronikelit 74 për t’u bashkuar me ta.
Aktualisht, palët janë në diskutimet përfundimtare për detajet e kontratës, dhe pritet që marrëveshja të nënshkruhet dhe zyrtarizohet së shpejti.
Lajmin e bëri të ditur gazetari sportiv Lorik Gashi përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar këtë si një nga goditjet e merkatos për Prishtinën.
Ky transferim pritet të sjellë energji të reja në sulmin e Prishtinës dhe të përforcojë ambiciet e tyre për sukses në Superligë./Raporto24/


