Gjysmëfinalja e parë e Carabao Cup i takon Tottenhamit, e mposht Liverpoolin në formë

Tottenhami ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Carabao Cup ndaj Liverpoolit.

Dueli i zhvilluar në Londër i takoi vendasve që triumfuan minimalisht 1:0, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar dhe me dy lëndime, nga një në secilën anë.

E goli i fitores erdhi shumë vonë.

Ishte Bergvall që shënoi në minutën e 86-të pas asistit nga Solanke.

Përkundër fitores, gjithçka mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit që luhet në “Anfield Road”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU