Franco Foda nis grumbullimin e talenteve të rinj për ekipin kombëtar

Trajneri i ekipit kombëtar te Kosoves , Franco Foda, ka vendosur të grumbullojë futbollistët e rinj me potencial për të ardhmen. Ky grumbullim, i cili do të zgjasë 3-4 ditë, do të përfshijë kryesisht lojtarë të rinj, që trajneri i sheh si alternativa për përforcimin e ekipit në të ardhmen.

Sipas burimeve, disa futbollistë nga ekipet e Superligës kanë pranuar tashmë ftesat për të marrë pjesë në këtë grumbullim. Kjo iniciativë pritet të shërbejë si një platformë për të vlerësuar aftësitë dhe potencialin e këtyre lojtarëve në nivel kombëtar.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i sportit, Lorik Gashi, përmes një postimi në Facebook, ku theksohet rëndësia e këtij procesi për ndërtimin e një skuadre të fortë dhe konkurruese në të ardhmen,shkruan Raporto24

Ky grumbullim tregon angazhimin e Fodës për të identifikuar dhe zhvilluar talente të reja, duke forcuar bazën e ekipit kombëtar dhe duke siguruar vazhdimësinë e suksesit në arenën ndërkombëtare./Raporto24.com

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU