No menu items!

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, ndërkohë që javën e fundit, sipas numrit të rasteve të raportuara, intensiteti i gripit është në aktivitetin e lartë të qarkullimit duke e kaluar pragun epidemik.

IKSHPK thekson se me këtë është shtuar fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore

“Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksinimi  është mënyra më e mirë për të parandaluar gripin dhe reduktuar rrezikun.

Duke qenë që sezoni i gripit zgjat edhe për disa muaj, IKSHPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim moshe që të vaksinohen si masë parandaluese, me theks të veçantë grupeve me prioritet si: Punëtorët shëndetësor; Gratë shtatzëna; Personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar; Personat mbi 65 vjeç; dhe Fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore”, thuhet në njoftim.

IKSHPK thekson se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për këtë sezon  85 000 doza të vaksinës dhe qytetarët mund të vaksinohen në secilën komunë, në qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare.

IKSHPK u bën thirrje gjithashtu qytetarëve që të zbatojnë edhe masa të tjera parandaluese si:

Mbajtjen e higjienës personale;

Evitimin e kontakteve të afërta me individë të sëmurë;

Redukimin e vizitave të familjarëve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale);

Evitimin e vendeve të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz;

Ushqimin e shëndetshëm me shumë vitamina;

Aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshëm;

Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi .

Konsultimi me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, të cilat duhet të merren vetëm me rekomandimin e mjekut. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.