Leutrim Retkoceri premton mbështetje për sportistët në çdo hap

Kandidati për deputet, Leutrim Retkoceri, ka shprehur përkushtimin e tij për mbështetjen e sportistëve kosovarë në çdo hap të rrugëtimit të tyre drejt suksesit. Përmes një postimi në Facebook, ai vlerësoi arritjet e sportistëve të Kosovës, duke theksuar se ata po e përfaqësojnë vendin me nder dhe dinjitet.

“Sportistët tanë po e përfaqësojnë Kosovën me nder dhe dinjitet, duke na bërë të gjithëve të ndjehemi krenarë dhe të frymëzuar nga arritjet e tyre. Ne do të qëndrojmë pranë tyre në çdo hap, për t’i lartësuar edhe më shumë sukseset e tyre dhe të vendit tonë,” shkroi Retkoceri.

Ai gjithashtu potencoi se mbështetja për sportin është një ndër prioritetet e tij dhe se do të angazhohet për krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe zhvillimin e sportit në vend.

Postimi i tij u shoqërua me hashtagët: #MaMirëPërSportin #KosovaMundetMaMirë #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #UranIsmaili5 #LeutrimRetkoceri91✅, duke theksuar përkrahjen për ekipin e tij politik.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU