Haradinaj në Gjakovë dhe Junik, ngushëllon familjet Salihu dhe Shehu

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremonitë e ngushëllimit në Gjakovë dhe Junik, pas ndarjes nga jeta të dy personave.
Në Batushë të Gjakovës, Haradinaj ka vizituar familjen Salihu, ku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Blerim Salihut, djalit të Jashar Salihut. Ai ka vlerësuar figurën e të ndjerit, duke theksuar se është rritur me vlerat dhe trashëgiminë e familjes së tij.
“Ndarja e parakoshme e Blerimit, djalit të Heroit të Kombit dhe bashkëluftëtarit Jashar Salihu, na preku të gjithëve. Blerimi ishte një djalë i edukuar, i cili edhe pa praninë fizike të babait të tij hero, u rrit me vlerat dhe lavdinë që la pas Jashari. Sot, në ngushëllim te familja atdhetare Salihu në Batushë të Gjakovës, ndamë dhimbjen me ta, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU