No menu items!

Revolucion në ndërtim nga Berisha Group, nis implementimi i produkteve Schöck në projektin Park Towers në Podujevë

Berisha Group, si investitor dhe ndërtues i kompleksit afarist-banesor “Park Towers” në Podujevë, ka nisur implementimin e zgjidhjeve inovative të Schöck Isokorb® dhe Schöck Tronsole® në këtë projekt. Këto sisteme do të rrisin ndjeshëm efikasitetin energjetik, izolimin akustik dhe qëndrueshmërinë strukturore të objektit, duke e vendosur “Park Towers” në një nivel të ri cilësie dhe komoditeti për banorët e ardhshëm, dhe kjo po ndodh për herë të parë në Kosovë.

Teknologji gjermane për ndërtesa të standardeve të larta

Si një nga zhvillimet më të mëdha rezidenciale dhe komerciale në Podujevë, Park Towers po ndërtohet me standardet më të larta evropiane. Me përdorimin e Schöck Isokorb®, po eliminohen urat termike, duke reduktuar humbjet e energjisë dhe duke përmirësuar efikasitetin e përgjithshëm të ndërtesës. Ky sistem siguron mbrojtje nga lagështia dhe rrit jetëgjatësinë e strukturës.

Ndërkohë, për të garantuar një ambient të qetë dhe komod për banorët, Schöck Tronsole® po aplikohet në shkallët e objektit, duke eliminuar zhurmat e hapave dhe duke rritur cilësinë e jetesës në hapësirat e përbashkëta.

Si një kompani me përvojë të gjatë në zhvillimin e projekteve madhore, Berisha Group është gjithmonë e përkushtuar të sjellë teknologjitë më të avancuara dhe zgjidhjet më të sigurta për ndërtimet e saj. Bashkëpunimi me UTA Sh.P.K., si distributori ekskluziv i Schöck në Kosovë dhe Shqipëri, është një hap tjetër drejt inovacionit dhe cilësisë në ndërtimtari.

Park Towers nuk është thjesht një mori ndërtesash, por një shembull i së ardhmes së ndërtimit në Kosovë – efikase, të sigurta dhe të ndërtuara për të qëndruar gjatë.

Kontaktoni tani me departamentin e shitjes për të parë nga afër banesën tuaj të ardhshme:
☎ 048 458 456
✉ [email protected]

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.