No menu items!

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Infektologu Valbon Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për infeksionet në organizëm, simptomat që paraqiten, diagnostikimin e trajtimin.

Doktor Krasniqi ka folur për gripin që po qarkullon periudhën e fundit, që e shkakton virusi sincicial respirator (RSV), virus që po i sulmon më shumë fëmijët.

Infektologu në këtë podcast ka bërë një dallim mes gripit dhe rrufës/flamës, e cila shpeshherë ngatërrohet.

Në këtë podcast, doktori ka folur edhe për meningjitin dhe lisë së ujit. Krasniqi ka hequr dilemat e shumë prindërve nëse duhet apo nuk duhet të pastrohet fëmija gjatë kohës sa është me lijë të ujit.

Çfarë është virusi sincicial respirator (Respiratory syncytial virus)? Cilat janë simptomat dhe si të trajtohet?

Si dallon gripi nga të ftohurit?

Cilat janë simptomat e një infeksioni në organizëm?

Rreziku nga rezistenca ndaj antibiotikëve?

Çka është meningjiti? Cilët janë shkaktarët?

Çka është lija e ujit, si trajtohet? A duhet të pastrohen fëmijët me lijë të ujit, etj?

Të gjitha këto mund t’i shikoni në podcastin “Shëndeti në rend të parë” në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.

Ky podcast mbështetet nga Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.