No menu items!

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Një person është qëlluar me armë zjarri pasditen e së mërkurës ku për pasojë ka humbur jetën, ndërsa lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona (babë e bir)

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mërkurën rreth orës 13:45 në Skenderaj.

Tutje në raport thuhet se janë sekuestruar disa armë.

“Një mashkull kosovar, është qëlluar me armë zjarri dhe si pasoj e kësaj ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir) dhe nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë AK47, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës bën të ditur se janë identifikuar dy personat e dyshuar për këtë rast dhe fillimisht të dyshuarit ishin në arrati.

“Prokurori i rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë menjëherë në vend ngjarje ku është konstatuar se një person ka mbetur i vrarë. Rasti është cilësuar si ‘vrasje e rëndë’ dhe dy persona të dyshuar janë identifikuar…”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.