Nikotina shkatërron antioksidantë, dhe për këtë arsye, duhanpirësve iu këshillohet që të konsumojnë sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminën C.
Vitamina C mbron duhanpirësit edhe nga infeksionet e ndryshme, prandaj kjo vitaminë mund të merret kryesisht nëpërmes frutave.
Pasuroni menynë tuaj me antioksidantë: Konsumimi i vajit të ullirit dhe frutave të thata do t’ju ndihmojë duhanpirësve që të forcojnë mekanizmin mbrojtës. Kjo për shkak se këto dy produkte përmbajnë vitaminën E, për çfarë edhe ka nevojë organizmi i një duhanpirësi.
Mos iu ndani drithërave: Kompleksi i vitaminave B shkatërrohet nga tymi i cigares dhe disa ushqime të cilat mund ta rikuperojnë atë janë drithërat, orizi e makaronat.
Pini sa më shumë ujë: Nikotina shkakton stimulimin e zorrëve dhe zbrazje të shpeshta, duke bërë kështu që uji i trupit të humbet shumë shpejt. Gjithashtu pirja e duhanit kontribuon edhe në akumulimin e toksinave në trup, të cilat mund të eliminohen vetëm nëpërmjet ujit, shkrua 10minuta. Mos harroni pra të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta të freskëta, perime dhe lëngje të shtrydhura. /Lajmi.net/