No menu items!

SHSKUK-ja stabilizon furnizimin me tretje fiziologjike pas mungesave, 75 mijë arrijnë për spitalet rajonale dhe klinika

Dardane Mehaj, shefe e sektorit për furnizim me barna dhe material medicinal në QKUK-SHSKUK, ka njoftuar se dje Barnatorja Qendrore është furnizuar me një sasi shtesë prej 75 mijë copë tretje fiziologjike.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Mehaj theksoi se gjatë muajit janar 2025, janë siguruar mbi 54,000 copë tretje fiziologjike dhe në shkurt është shtuar një sasi prej 16,000 copësh.

Këto ditë ka qenë aktuale mungesa e tretjeve fiziologjike në Barnatoret Qendrore. Barnatorja Qendrore e QKUK-së është përgjegjëse për furnizimin e spitaleve edhe klinikave tona. Përgjegjësia e furnizimit ne e kemi për Qendrën Klinike Universitare që janë gjithsej 36 klinika edhe shtatë spitale rajonale. Pastaj kemi edhe qendrat e shëndetit mendor se nganjëherë ngatërrohet cila është përgjegjësia e furnizimit të Barnatores Qendrore QKUK-SHSKUK”, ka thënë ajo.

Mehaj ka shtuar se që nga janari 2025, janë siguruar mbi 54,000 copë, ndërsa në shkurt janë shtuar 16,000 copë të tjera, duke mundësuar shpërndarjen e racionuar në klinikat dhe spitalet rajonale.

Është raportuar se kemi pasur mungesë në furnizim dhe ngecje. Mirëpo, keqplanifikime dhe të tjera kjo ka qenë e ndishme edhe për publikun edhe për pacientet edhe për masën, por ka qenë dezinformatë. Nuk them që kemi probleme me furnizim se gjithmonë kemi probleme duke filluar nga më të ndryshmet, qoftë si atyre që varen ose nuk varen nga ne. Kemi pasur furnizim të qëndrueshëm. Janari i viti 2025 neve na ka gjetur me një sasi të konsiderueshëm të tretjeve fiziologjike diku mbi 54 mijë copë dhe gjatë shkurtit jemi furnizuar edhe me një sasi shtesë mbi 16 mijë copë të cilat i kemi shpërndarë në menyrë racionale”, theksoi ajo.

Sipas saj, situata është stabilizuar dhe sasia e re pritet të mbulojë nevojat e klinikave dhe spitaleve rajonale.

“Ka qenë mungesë edhe në tregun privat, ka qenë mungesë edhe në qendrat të tjera edhe rajoni është përballur me problem të ndryshëm. Fatmirësisht ne dje jemi furnizuar edhe me sasi shtesë janë diku mbi 75 mijë copa tretje fiziologjike të cilat janë për kosumin e klinikave dhe në spitalet tona rajonale. Jemi munduar që të racionalizojmë këtë produkt përderisa ka qenë mungesë edhe në tregun privat, mirëpo furnizime kemi pasur, gjithmonë ekziston edhe shkëputja e zingjirit furnizues. Shpresoj që edhe me furnizimi që erdh ditën e djeshme, po e theksoi janë diku mbi 75 mijë copë besoj që do të kemi një stabilizim të qëndrueshëm”, theksoi ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.