No menu items!

Një grua e moshuar kafshohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Një grua e moshuar sot në orët e mëngjesit është kafshuar nga qentë endacakë në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Një rast e kemi pas në mëngjes. Një grua e shtyrë në moshë kafshime nga qeni”, ka thënë Syla.

Ai po ashtu tha se pas trajtimit pacientja është lëshuar për në shtëpi.

Telegrafi është munduar të marrë më shumë informacion edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të një përgjigje. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.