No menu items!

Foda publikon listën me futbollistët të ftuar për ndeshjet ndaj Islandës

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë muajit mars do të luajë dy ndeshje ndaj Islandës, të vlefshme për play-offin e Ligës së Kombëve.

Selektori Franco Foda tashmë ka publikuar listën finale me futbollistët e ftuar

Tekniku gjerman ka bërë një listë prej 26 futbollistëve, ku për herë të parë është ftuar edhe talenti i Prishtinës, Dion Gallapeni, dhe 17-vjeçari, Lirjon Avdullahu.

Dardanët fillojnë grumbullimin të hënën, ku stërvitjen e parë e zhvillojnë në orën 17.30

Paraprakisht në orën 12:00 në hotelin “Emerald”, Foda do të paraqitet në konferencë për media.

Kosova më 20 mars do të luajë ndeshjen e parë me Islandën, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa pas tri ditëve udhëton drejt Spanjës, ku zhvillohet ndeshja kthyese,në stadiumin “Estadio Nueva Condomina”, në Murcia./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.