No menu items!

“Kujdes mikrofonin”, videoja e Eglit me parukierin bëhet virale, dyshohet se jep informacione nga koha kur u largua nga shtëpia

Një video e Eglit teksa po rregullonte flokët nga parukieri i saj po qarkullon gjerësisht në rrjet, duke ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania.

Në video, ndërsa parukieri kujdesej për pamjen e saj, ai i tha me shaka: “Të kam marrë inat”.

Egli, e habitur, e pyeti arsyen, ndërsa ai iu përgjigj: “Jashtë, s’u kujtove fare për mua”

Foto: Screenshot/FaceBook

Egli menjëherë u mbrojt, duke thënë: “Jo, e ke gabim, ne kemi folur në telefon”.

Parukieri i buzëqeshi dhe u përgjigj shkurt: “Po mirë”.

Egli vazhdoi të shpjegonte: “Po unë s’kam dalë fare nga shtëpia, o dritë. Vetëm kush më ka ardhur të më takojë në shtëpi”.

Në atë moment, dëgjohet një zë nga produksioni që i thotë: “Egli, kujdes mikrofonin”.

Kjo frazë ndezi menjëherë spekulime në rrjet, me shumë shikues që e interpretuan si një sinjal se Egli po jepte informacion të ndaluar, duke lënë të kuptohej se ajo nuk ka lënë fare shtëpinë e Big Brother.

Nga ana tjetër, fansat e saj dolën në mbrojtje, duke shpjeguar se Egli e kishte fjalën për shtëpinë e saj personale dhe jo për qëndrimin në shtëpinë e BBVA.

Debatet mes ndjekësve vazhdojnë, ndërsa videoja po shpërndahet me shpejtësi, duke nxitur diskutime mbi kuptimin e vërtetë të fjalëve të saj dhe nëse ka një keqkuptim të qëllimshëm nga publiku. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.