No menu items!

“Çfarë nuk kanë bërë poshtë jorganit”, Livia e ashpër me deklaratën e Jozit: Po mendoj ta denoncoj

Joz Marku pak ditë më parë bëri një deklaratë të fortë në Big Brother VIP për Rozana Radin dhe Livia Brungën.

Derisa po bisedonte në oborr me Gjestin e të tjerë, ai tha se Rozi dhe Livia çfarë nuk kanë bërë poshtë jorganit.

Në “S’e Luan Topi”, ish-konkurrentja deklaroi se po mendon të denoncojë Jozefin Markun

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta u shpreh se deklarata e Jozit është denigruese dhe shkelje e imazhit.

Ndër të tjerash, ajo theksoi se është shumë e revoltuar për këtë deklaratë.

Kur ka flejt me atë që ka dalë jashtë, mos t’ia përmend emrin, ça s’kemi parë duke bërë jashtë jorganit. Në rregull? Unë e kam parë se çfarë ka bërë. Çfarë s’kanë bërë”, ka thënë Jozi për Livian dhe Rozanën.

Ish-banorja i përgjigjet duke thënë “Ky njeri tregon veten që në më momentin që kur flet për dikë thotë ‘atë tjetrën’. Për mua ky djalë është shumë vulgar. Por, kjo është një deklaratë shumë denigruese. Është sigurisht një shkelje imazhi, ne po mendojmë edhe ta denoncojmë këtë gjë. Unë kam reaguar për këtë gjë. Kam reaguar në rrjetet sociale”.

Dhe njerëzit kanë thënë ‘ha ha ha, po është Jozi’. Jo. Mua nuk më intereson kush është. Nuk normalizohen këto gjëra. Unë nuk mund të qesh dhe të normalizoj disa gjëra se është Jozi, është një djalë i madh dhe duhet të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që flet. Jam shumë e revoltuar për këtë pjesë”. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.