No menu items!

Ambasada e SHBA-së në 3-vjetorin e vdekjes së Albrightit: Shpëtoi shumë jetë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka përkujtuar ish Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright në trevjetorin e vdekjes.

Në përkujtim, Ambasada Amerikane përmendi lidershipin e saj të guximshëm në lidhje me Ballkanin, dhe specifikisht Kosovën.

Jeta e Madeleine Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane dhe lidershipi i saj i guximshëm në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Progresi i Kosovës është një homazh i vazhdueshëm ndaj trashëgimisë së saj”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në X.

Ambasada e SHBA-së kujtoi se në SHBA, Sekretari i Shtetit është “diplomati më i lartë i kombit” – “personi përgjegjës për zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit, forcimin e marrëdhënieve diplomatike në mbarë botën dhe menaxhimin e një force të madhe pune globale”.

Albright vdiq më 23 mars 2022, në moshën 84-vjeçare. Ajo ishte gruaja e parë e zgjedhur Sekretare e Shtetit e SHBA-së në vitin 1997. Shërbeu në administratën e Bill Clintonit në një kohë lufte në Kosovë dhe emri i saj mbetet i paharruar në vendin e vogël ballkanik pikërisht për rolin e saj në pëfundimin e kësaj lufte dhe çlirimin e tij.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.