No menu items!

Një 19-vjeçar është vrarë në Vushtrri, i dyshuari në arrati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se viktima është Ardit Zymeri, i lindur më 2006.

Rasti dyshohet se ka ndodh rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku”, në Vushtrri.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Galip Badivuku” në Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”.

Për momentin, nuk ka të dhëna për të dyshuarin, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje.

Policia është në kërkim të të dyshuarit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.