Vedat Muriqi bëhet viral në Facebook pas hat-trickut ndaj Islandës Kombëtarja e Kosovës mposhti Islandën me rezultat 3-1 në Ligën e Kombeve, ku sulmuesi Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor duke shënuar të tre golat për Dardanët. Pas këtij super paraqitjeje, emri i Muriqit u bë viral në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook, ku shumë tifozë dhe faqe sportive shpërndanë momentet e tij,shkruan Raporto24.com
Një detaj interesant është se në momentin që e kërkoni emrin e tij në Facebook, pranë tij shfaqet një ikonë flake, e cila tregon se ai është një nga emrat më të kërkuar dhe të komentuar në këtë platformë. Kjo vjen si rezultat i mbështetjes së madhe nga tifozët dhe performancës fantastike të Muriqit në këtë ndeshje./Raporto24/