No menu items!

Skandal i madh, presidenti i Federatës Ruse shtyn dhe quan tradhtar sportistin shqiptar

Shqipëria është shpallur kampione në mundje në Kampionatin Europian që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë. Chermen Valiev i cili u shpall kampionë Europa dhe valëviti lart flamurin e Shqipërisë është përballur me një skandal

Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe zv/presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të Medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë e ka shtyrë me duar sportistin, ndërsa e ka quajtur edhe tradhtar.

Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhëtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë”, shkruhet në postimin e Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH).

Kujtojmë se Valiev u shpall kampion i Europës për peshën 74 kg në stilin e lirë. Në këtë ëmnyrë bëhet edhe medalisti i parë olimpik në historinë e Shqipërisë. Mundësi fitoi me rezultatin 4-2 ndaj rusit Zaurbek Sidakov, me këtë të fundit që garoi me flamur neutral për shkak të pezullimit të Rusisë.

Video👇🎥

https://www.facebook.com/share/v/18gv5ziNNf/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.