Albanians for America: Partitë politike të veprojnë me përgjegjësi shtetërore, kompromis për formimin e institucioneve të reja

Albanians for America (AFA) përgëzon qytetarët e Republikës së Kosovës, institucionet përgjegjëse për organizimin e procesit zgjedhor, si dhe të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse për zhvillimin e zgjedhjeve të djeshme në frymë demokratike, paqësore dhe të rregullt.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, dëshmuan edhe një herë pjekurinë demokratike të qytetarëve të Kosovës. Pavarësisht dallimeve politike, vullneti i qytetarëve u shpreh lirshëm dhe në përputhje me standardet demokratike.

Pas përfundimit të suksesshëm të procesit zgjedhor, Albanians for America u bën thirrje të gjitha partive politike që të veprojnë me përgjegjësi shtetërore, të angazhohen në dialog konstruktiv dhe kompromis për formimin e institucioneve të reja.

Kosova ka nevojë për institucione funksionale, për zgjedhjen në kohë të Presidentit të vendit dhe për një qeveri stabile, e cila do të vazhdojë forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe avancimin e rrugëtimit euroatlantik.

Qytetarët e Kosovës meritojnë lidership që ndërton ura bashkëpunimi dhe që garanton stabilitet, progres dhe integrim të mëtejshëm në familjen euroatlantike.

Albanians for America do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Republikën e Kosovës dhe aspiratat e saj për integrim të plotë në strukturat euroatlantike, duke besuar se e ardhmja e vendit ndërtohet mbi demokracinë, partneritetin dhe unitetin shtetëror për interesa strategjike.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU