Një skenë që s’ka kaluar pa u vërejtur është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Banorët Egli dhe Gjesti janë parë duke ndarë një moment të ngrohtë e intim në vaskë, që ka bërë xhiron e rrjetit.
Të dy u panë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, teksa përqafimi dhe zëri i ulët i Gjesti-t që këndonte, krijuan një atmosferë të qetë dhe emocionale.
Pamjet kanë shpërthyer në komente në rrjetet sociale, sidomos në faqen zyrtare të spektaklit.
Disa ndjekës janë entuziazmuar nga afrimiteti i tyre, ndërsa të tjerë kanë pasur reagime më të rezervuara.
Momenti duket se ka ndezur një tjetër kapitull mes dyshes, që po përflitet gjithnjë e më shumë për raportin e tyre të veçantë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Video👇
https://www.instagram.com/reel/DIUxXHio_qv/?igsh=MTMxanJmZnpsM2Ztdg==