Drenica rikthehet në Superligë – Hat-trick i Igball Jasharit vendos fatin e ndeshjes!

Dita e sotme në Skenderaj ishte e mbushur me emocione, krenari dhe futboll cilësor. Në një ndeshje vendimtare për rikthimin në elitën e futbollit kosovar, KF Drenica mposhti KF Istogun me rezultat të pastër 3:0,shkruan Raporto24

Heroi i takimit ishte Igball Jashari, i cili realizoi një hat-trick të paharrueshëm, duke i siguruar Drenicës rikthimin në Superligë. Me një paraqitje të jashtëzakonshme, Jashari, nipi i heroit Adem Jashari, shkëlqeu në fushën e “Bajram Aliut”, duke e vendosur ndeshjen në favor të kuqezinjve.

Kjo ishte një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit për Drenicën, që pas një periudhe sfiduese në Ligën e Parë, arrin të rikthehet aty ku e ka vendin – në Superligën e Kosovës.

KF DRENICA 3:0 KF ISTOGU

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU