Incidenti i reperit Gjesti dhe goditja me shuplakë nga Jozi bën bujë në mediat ndërkombëtare.
Ngjarja që ka tronditur rrjetet sociale, ku reperi Gjesti u përfshi në një incident fizik, ka bërë bujë të madhe pas goditjes me shuplakë nga Jozi. Ky moment tashmë është raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare.
Një nga gazetat më të mëdha të Zvicrës, ‘20 Minuten’, ka publikuar një artikull lidhur me këtë ngjarje.
“Bujë në ‘Big Brother VIP Albania’. Jozefin Marku u përjashtua nga shtëpia në gjysmëfinale të shtunën. Teksa u largua, ai i dha një shuplakë të fortë kandidatit Gjesti. Policia e mori Markun”, shkruan gazetari zviceran.